
DERMATOLOGJI
-
Injektimi në buzë
Rritja e vëllimit të buzëve
Acidi hialuronik shton volumin në buzë në mënyrë natyrale dhe të kontrolluar, duke i bërë ato të duken më të plota dhe më të formësuara.
Pëmirësimi i formës dhe simetrisë
Fillerat mund të korrigjojnë asimetrinë e buzëve dhe të krijojnë një konturë më të qartë të buzës.
Hidratim i thellë - Acidi hialuronik ka aftësinë të lidhet me molekulat e ujit, duke mbajtur buzët të hidratuara dhe më të buta për një kohë të gjatë.
Efekt i përkohshëm dhe i kthyeshëm - Procedura nuk është permanente – efektet zgjasin zakonisht 9-18 muaj. Nëse rezultati nuk pëlqehet, ekziston mundësia që acidi hialuronik të largohet me hialuronidazë (enzimë që shpërbën filler-in).
Është procedurë minimalisht invazive
Ndihmon në reduktimin e rrudhave rreth buzëve duke dhënë një pamje më të re dhe të freskët.
-
Injektimi në mollëza, jawline (konturimi i nofullës), nasolabiale (vijat e buzëqeshjes), chin (rimodelim I mjekrrës).
Injektimi I acidit hialuronik/fillerit dermal në këto zona na mundëson të arrijmë një konturim sa më harmonik të fytyrës, shtimin e volumit të mollëzave dhe arritjen e një pamje sa më simetrike dhe të bukur. Gjithashtu aplikimi I fillerit në këto zona mundëson hidratim të lëkurës përshkak të aftësisë që acidi hialuronik të lidh molekulat e ujit.
-
Rimodelimit të Hundës me Filler - Pa ndërhyrje kirurgjikale
Kjo metodë është një zgjidhje minimalish invasive, me rezultate të menjëhershme. Është procedurë e përkohshme dhe e kthyeshme. Rezultati zgjat 12-24 muaj.
Pas procedurës, pacienti mund të kthehet në aktivitetet e përditshme brenda ditës, me pak ose aspak kohë rikuperimi.
Forma mund të modelohet me precizitet, duke u përshtatur me fytyrën dhe dëshirat individuale të pacientit.
-
-
Ky tretman mundëson relaksimin e muskulaturës së mimikës duke jap si rezultat një pamje më të freskët, më të butë, më të pushuar dhe një pamje më rinore.
-
Ky tretman parandalon thellimin e rrudhave ekzistuese dhe ndihmon në parandalimin e krijimit të rrudhave të reja.
-
Është procedurë e shpejtë dhe minimalisht invasive.
-
Efektet janë të përkohshme dhe të kontrollueshme, kohëzgjatja është 4-6 muaj.Nëse pacienti dëshiron të ndalojë trajtimin, fytyra kthehet gradualisht në gjendjen e mëparshme, pa dëme të përhershme.
-
Zona më të zakonshme që trajtohen janë:
-
Balli
-
Glabella (pjesa mes vetullave)
-
Rreth syve
-
Qafa (linjat horizontale ose “platysma bands”)
-
Pjesa rreth hundës ose buzëve (“bunny lines” apo “lip flip”)
-
Rigjenerim natyral i lëkurës
PRP përmban faktorë të rritjes dhe proteina që stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke ndihmuar në rindërtimin e indeve të dëmtuara.
Reduktim i rrudhave dhe vijave fine
Me rritjen e kolagjenit, lëkura zbutet dhe forcohet, duke ndihmuar në zbehjen e rrudhave të imëta, veçanërisht rreth syve, gojës dhe ballit.
Përmirësim i tonit dhe teksturës së lëkurës
Trajtimi ndihmon në:
-
Zbutjen e poreve të zgjeruara
-
Rregullimin e pigmentimeve
-
Rritjen e shkëlqimit dhe freskisë së lëkurës
Ndihmon në shërimin e akneve dhe shenjave
Faktorët e rritjes në PRP përshpejtojnë rigjenerimin e qelizave dhe ndihmojnë në:
-
Uljen e inflamacionit nga aknet aktive
-
Zbehjen e shenjave post-akne
Trajtim natyral – pa kimikate
Përdoret gjaku i vetë pacientit, kështu që nuk ka rrezik për alergji apo efekte anësore Është një zgjidhje biokompatibile dhe e sigurt.
Stimulon qarkullimin e gjakut në lëkurë
Rritja e mikroqarkullimit përmirëson oksigjenimin dhe ushqimin e indeve, duke ndihmuar në rigjenerim më të shpejtë dhe lëkurë më të shëndetshme.
Mund të kombinohet me trajtime të tjera
PRP shpesh kombinohet me microneedling, laser, ose peeling kimik për rezultate më të thelluara dhe më të shpejta.
Rekomandohet për:
-
Rrudha të imëta
-
Lëkurë të lodhur dhe pa shkëlqim
-
Shenja post-akne
-
Pore të zgjeruara
-
Parandalim i plakjes së hershme
-
Stimulon rritjen natyrale të flokëve
Faktorët e rritjes në PRP stimulojnë folikulat e flokëve dhe nxisin qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, duke aktivizuar folikulat e fjetura.
Ngadalëson rënien e flokëve
Pas vetëm disa trajtimesh, shumë pacientë përjetojnë ulje të dukshme të rënies së flokëve, veçanërisht në fazat e hershme të alopecisë (rënies së flokëve).
Trashje e fijeve ekzistuese të flokëve
Fijet bëhen më të trasha, më të forta dhe më të shëndetshme, duke përmirësuar densitetin total të flokëve.
Trajtim natyral dhe i sigurt
Përdoret gjaku i vetë pacientit, kështu që nuk ka rrezik për alergji, infeksion apo efekte anësore. PRP është biokompatibil dhe i personalizuar.
Përshtatet për të dy gjinitë dhe moshat
Efektiv për meshkuj dhe femra, veçanërisht në rastet e:
-
Alopecia androgjenetike (trashëgimore)
-
Rënia post-shtatzëni
-
Rënia nga stresi, dieta apo ndryshime hormonale
Mund të kombinohet me trajtime të tjera
PRP shpesh përdoret në kombinim me:
-
Microneedling të skalpit
-
Terapitë me laser të nivelit të ulët
-
Suplementet ose medikamentet topike/orale
për rezultate më të fuqishme dhe më të qëndrueshme.
Pa kohë rikuperimi
Pas procedurës, pacienti mund të kthehet menjëherë në aktivitetet e përditshme. Mund të ketë vetëm pak ndjeshmëri në kokë për disa orë.
Sa kohë zgjasin rezultatet?
Rezultatet janë progresive dhe fillojnë të vërehen pas 1-2 muajsh, ndërsa trajtime të rregullta çdo 4-6 javë për 3-4 seanca sjellin përmirësim të ndjeshëm.
Kujt i rekomandohet PRP për flokë?
-
Personave në fazat e hershme të rënies së flokëve
-
Femrave me flokë të holluar pas lindjes apo gjatë menopauzës
-
Meshkujve me alopeci androgjenetike
-
Personave që kanë bërë transplant flokësh dhe duan të mbajnë rezultatet
-
Rinim i dyfishtë – nga brenda dhe jashtë
PRP stimulon prodhimin natyral të kolagjenit dhe rrit rigjenerimin qelizor.
Skinbooster jep hidratim të thellë dhe elasticitet të menjëhershëm.Rezultate më të shpejta dhe më afatgjata
Kombinimi i dy trajtimeve ofron efekt të menjëhershëm (nga skinbooster) dhe përmirësim afatgjatë (nga PRP).Reduktim i rrudhave dhe përmirësim i tonit të lëkurës
Ndihmon në zbutjen e linjave të holla dhe rrudhave.Shkëlqim natyral dhe lëkurë më e butë
Rritja e qarkullimit të gjakut dhe hidratimi i thellë japin një pamje të freskët dhe të shëndetshme.Ideale për lëkurë të lodhur, të thatë ose me shenja të plakjes
Sidomos e dobishme për persona me lëkurë të dehidratuar, me tone të pabarabarta ose humbje të elasticitetit.
Zakonisht rekomandohen:
• 2–3 trajtime në distancë prej 3–4 javësh
• Trajtim mirëmbajtës çdo 6 muaj për rezultate afatgjataKy trajtim është veçanërisht i përshtatshëm për:
• Rrudhat e holla (“lines”) nën sy
• Qeskat dhe ënjtjet e lehta
• Errësimin (rrathët e zinj) nën sy
• Humbjen e elasticitetit dhe hidratimit në lëkurën delikate përreth syve
Përfitimet kryesore të SuneKos në zonën periorbitale (rreth syve):
Redukton rrudhat dhe vijat e holla
• Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës
• Zbut linjat pa e “ngrirë” shprehjen e fytyrësZbeh rrathët e zinj dhe përmirëson ngjyrën e lëkurës
• Aminoacidet ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave dhe përmirësimin e mikroqarkullimitRedukton ënjtjet dhe qeskat poshtë syve
• Ndihmon në drenazhin limfatik dhe rrit elasticitetin e zonësHidratim i thellë dhe efekt lifting i butë
• Rikthen shkëlqimin dhe freskinë natyrale të syveTrajtim i sigurt dhe jo volumizues
• Nuk jep efekt “i fryrë” si tek disa fillerë tradicionalë
• I përshtatshëm edhe për lëkurë shumë të hollë
Sa seanca rekomandohen?
• Zakonisht: 3–4 trajtime, një herë në 7–10 ditë
• Rezultatet përmirësohen gradualisht dhe zgjasin deri në 6 muajIdeale për të adresuar:
• Rrathët e zinj nën sy
• Rrudhat fine dhe linjat e imta
• Qeskat dhe enjtjet e lehta
• Hollimin dhe tharjen e lëkurës nën sy
Përfitimet kryesore të Jalupro Young Eye
Zbehje e rrathëve të zinj dhe errësirës poshtë syve
• Përmirëson ngjyrën dhe tonin e lëkurës
• Ndikon në mikroqarkullim dhe oksigjenim të indeveHidratim i thellë dhe zbutje e rrudhave të imta
• Acidi hialuronik jep hidratim dhe elasticitet
• Peptidet ndihmojnë në rindërtimin e lëkurësRedukton pamjen e lodhur dhe të enjtur
• Ndihmon në drenazh limfatik
• Lehtëson shenjat e stresit dhe pagjumësisë në syRikthen strukturën dhe dendësinë e lëkurës
• Aminoacidet rigjeneruese stimulojnë prodhimin e kolagjenit
• Zbut dhe tonifikon lëkurën e hollë nën syTrajtim i butë, i sigurt dhe pa volum të tepërt
• Nuk krijon efekt të fryrë si fillerët klasikë
• I përshtatshëm për pacientë të rinj dhe me lëkurë të ndjeshme
Sa trajtime rekomandohen?
• 3 trajtime në distancë prej 7–10 ditësh
• Rezultatet përmirësohen me kalimin e kohës dhe zgjasin deri në 6 muajSkinbooster është një trajtim injektues me acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i cili aplikohet në shtresat e thella të lëkurës për hidratuar, rigjallëruar dhe përmirësuar cilësinë e saj.
Ndryshe nga fillerët klasikë, Skinbooster nuk jep volum, por:
• Përmirëson strukturën e lëkurës
• Jep shkëlqim natyral dhe teksturë të butëHidratim i thellë dhe afatgjatë
• Acidi hialuronik vepron si një “magnet” për ujin, duke mbajtur lagështinë brenda lëkurës
• Shkëlqim natyral që vjen nga brendaPërmirësim i teksturës së lëkurës
• Lëkura bëhet më e butë, më e lëmuar dhe më e barabartë në pamje
• Redukton poret e zmadhuaraRedukton rrudhat e holla dhe linjat fine
• Nxit prodhimin e kolagjenitRrit elasticitetin dhe tonin e lëkurës
• Lëkura duket më e tendosur, më e freskët dhe më e shëndetshmeEfekt i natyrshëm pa volum të shtuar
• Ideale për ata që duan një pamje rinore pa ndërhyrje të dukshme
Sa seanca rekomandohen?
• Fillimisht: 3 seanca në distancë prej 2–4 javësh
• Më pas: 1 trajtim mirëmbajtës çdo 4–6 muajZonat që mund të trajtohen me Skinbooster:
• Fytyra
• Qafa
• Dekolteja
• DuartTrajtim jo-kirurgjik për eliminimin e dhjamit lokal të tepërt në fytyrë dhe në trup.
Injektohet një solucion i formuluar posaçërisht për shkrirjen e yndyrës lokale në mënyrë të sigurt dhe efektive.
Përdoret për të trajtuar zonat me dhjamë të padëshiruar, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.Zonat më të shpeshta të fytyrës që trajtohen janë:
• Mjekra e dyfishtë (double chin)
• Faqet anësore me depozitim dhjamor
• Zona mandibulare (jawline) për konturim më të mprehtëZonat më të shpeshta të trupit që injektohen janë:
• Krahët
• Barku
• Pjesa e brendshme e kofshëve
• Pjesa e jashtme e kofshëve
• Pjesa e poshtme e shpinës
• Pjesa e brendshme e gjunjëve
PËRFITIMET KRYESORE TË KËTIJ TRAJTIMI
Redukton dhjamin e lokalizuar
• Shkrin qelizat dhjamore që janë rezistente ndaj dietës dhe aktivitetit fizikRiformësim dhe konturim i fytyrës dhe trupit
• Jep një pamje më të definuar dhe të tonifikuar.Trajtim jo-kirurgjik dhe pa prerje
• Minimalisht invazivStimulon lëkurën të duket më e tendosur
• Pas reduktimit të yndyrës, lëkura shpesh paraqitet më e shtrënguar dhe e rinuarRezultate graduale, por natyrale
• Ndryshimet ndodhin ngadalë, duke shmangur efektin “drastik” ose artificial
Sa trajtime duhen?
• Zakonisht nevojiten 2–4 seanca, në distancë prej 6–8 javësh
• Numri varet nga sasia e yndyrës dhe reagimi i trupit
Shënim i rëndësishëm:
Ky tretman nuk është zgjidhje për rënie në peshë, por për reduktimin e yndyrës së lokalizuar që nuk largohet me dietë apo ushtrime.
Zhvillimet më të reja në dermatologjinë estetike: procedura injektuese që rinojnë, forcojnë dhe rivitalizojnë pamjen në mënyrë të sigurt, efektive dhe të natyrshme.
